Aksident i rëndë në Prrenjas, audi përplas për vdekje 25-vjeçarin në trotuar. Ja njoftimi i policisë

0

Një 23 vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në hyrje të Prrenjasit. Aksidenti me pasojë vdekjen e 23-vjeçarit në Prenjas ka ndodhur pak çaste më parë.

25-vjeçari me iniciale M.K ka ndërruar jetë në vend.Viktima ka qenë në trotuar kur është përplasur nga makina.

Burimet bëjnë me dije se shoferi i automjetit me iniciale A.H, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Prrënjas/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu