Transporti urban në Elbasan vazhdon të jetë i mbyllur

0

Në Elbasan, transporti publik urban vijon të jetë i mbyllur dhe ata të cilët e vuajnë më shumë këtë gjë janë qytetarët. Mungesa e urbanëve dhe pamundësia për të mos shpenzuar për lëvizjen me taksi, ka detyruar qytetarët që nevojat e tyre t’i kryejnë kryesisht në këmbë.

Problemi bëhet më shqetësues në këto ditë të nxehta edhe për punonjësit, të moshuarit apo studentët, të cilët e kanë më të domosdoshme lëvizjen për të kryer nevojat e tyre të përditshme. Por, ka edhe nga ata të cilët thonë se për shkak të pandemisë transporti mund të rrezikojë shtimin e numrit të të infektuarve.

Prej disa muajsh në të gjithë vendin u pezullua transporti publik urban, për shkak të pandemisë së Covidid, duke privuar qytetarët nga lëvizja e tyre me autobusë, të cilët përdorën taksitë apo zgjodhën lëvizjen në këmbë për shkak të pamundësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu