BULQIZË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Arbërit. Burimet e Dosja.al, bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit ku janë përfshirë një makinë dhe një kamion.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por përplasja ka qenë aq e fortë sa makina është e ndarë në dy pjesë. Pritet që të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen për të mësuar nëse ka të lënduar apo viktima





