SPAK ka publikuar këtë të premte një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar se vepron në mënyrë të pavarur dhe hetimet e saj bazohen gjithmonë në prova.
Në postimin e bërë publik, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nënvizon se çdo çështje trajtohet sipas ligjit dhe provave, pa ndikuar nga presione të jashtme.
“SPAK vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje bazuar në prova,” shkruhet në postim.





