Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit! Të përfshirë 4 anëtarë të një familjeje

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit, ku janë plagosur 4 persona.

Mësohet se ngjarja kqa ndodhur pranë një fshati në afërsi të Klosit dhe në aksident janë përfshirë pesë anëtarë të së njëjtës familje. Fillimisht ata bkanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Burrelit, për trajtim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo shkaqet që çuan në aksidentin e ndodhur.

KLOS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Klos. Mësohet se 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin ‘Fshat’. Nga përplasja kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët ndodhen në spital. Shaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Klos/Informacion paraprak Rreth orës 18:15, në fshatin Fshat, Klos, janë përplasur me njëri- tjetrin dy automjete me drejtues shtetasit D.K., dhe F.B. Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të lënduar 4 pasagjerë, që udhëtonin me shtetasin D.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti