Një aksident i rëndë rrugor me pasojë 1 të vdekur dhe 1 të plagosur ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin Shkodër-Lezhë.
Aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit të Shkodrës, në Kryebushat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë.