Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Shkodër-Mjedë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet ka përplasur një fëmijë të moshës 11-vjeçe, i cili po lëvizte me këmbë.
E mitura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.
Si pasojë është dëmtuar 11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës”, thuhet në njoftimin e policisë.