Aksident i rëndë në Suharekë! Makina merr para motorin, vdesin dy shqiptarë

0

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shirokë të Suharekës ku mësohet se kanë vdekur dy persona. Mediat në Kosovë raportojnë se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një makinë.

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu ka raportuar se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërsa shoferi i makinës është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu