Elbasanasi Asllani nuk harron flamurin e Shqipërisë në festën e ‘çmendur’ të Interit në Milano pas shpalljen kampion

0

Interi arriti të fitojë matematikisht titullin kampion të Serisë A duke vendosur kështu yllin e dytë në fanellë.

Të gjithë lojtarët e klubit kanë dalë në sheshin pranë stadiumit për të festuar me tifozët e tyre. Sigurisht nuk mund të mungonte as mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

Me flamurin kuqezi në shpatulla, Asllani ka festuar me shokët dhe tifozët. Në një video live në Instagram, ai shihet shumë i lumtur dhe sigurisht pranë shokëve të skuadrës.

Ndërkohë, rrugët në Milano, siç shihen edhe nga pamjet, janë të mbushura plotë me tifozët zikaltër të cilët këndojnë dhe festojnë së bashku me lojtarët e tyre. Pamje mahnitëse kanë pushtuar rrjetet sociale, ku duket qartë një tifozeri absolute dhe madhështore zikaltër, të cilët së bashku me skuadrën e Interit, festojnë Scudetton e 20-të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu