Aksident i rëndë në Tiranë, dëmtohen 3 të rinj

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kasharit në Tiranë, ku si pasojë janë dëmtuar tre të rinj.

Sipas burimeve për Infoweb Media, dy persona janë transportuar për në spital, pa rrezik për jetën.

Nga pamjet e mbërritura në redaksi dallohet se makina është dëmtuar në pjesën më të madhe të pjesës së saj të përparme.