Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen 6 makina

0

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, ku janë përfshirë në përplasje 6 automjete.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.