Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen dy mjete, plagoset kalimtarja në trotuar

0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Misto Mames në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka mbetur e plagosur një grua e cila ka qenë duke kaluar rrugën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.05.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu