Prishen 4 semaforët tek “Teatri Skampa” Elbasan/ Kaos midis mjeteve dhe kalimtarëve

0

Ditën e sotme pranë Teatrit Skampa në Elbasan janë prishur 4 semaforë.

Kjo gjendje ka krijuar një kaos tek kalimtarët dhe automjetet në mungesë të semaforëve.

Vështirësia për të kaluar kryqëzimin e ka rënduar situatën, duke bërë të vështirë kalimin e vijave të bardha  për qytetarët në anët e rrugëve.

Edhe pse është një ndër kryqëzimet e rëndësishme të qytetit të Elbasanit, ende nuk ka një njoftim apo informacion se sa do të zgjasë kjo situatë kaotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu