Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në lokal

0

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një kryqëzim pranë ish-shtëpisë së oficerëve. Në pamjet e siguruar nga Ballkanweb njëra prej makinave shihet se ka përfunduar në ambjentin e një lokali si pasojë e përplasjes.

Si pasojë e aksidentit mësohet se dy persona janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet e aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu