Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasi për vdekje 74-vjeçaren, arrestohet drejtuesi i mjetit

0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një grua 74-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet në rrugën “Gjergj Araniti”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Vlorës, ngjarja ndodhi më 10 maj ndërsa drejtuesi i mjetit 41 vjeç, është arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban.

E plagosura, shtetasja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”, Vlorë, pasi më datë 10.05.2025, në rrugën “Gjergj Araniti”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen Sh. H., 74 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.