Aksident i rëndë/ Pas përplasjes automjeti përfundon në kanal, disa të lënduar

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Fier-Seman, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve disa persona kanë mbetur të lënduar.

Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anës rrugës, ndërkohë që mjeti tjetër ka pësuar dëme të shumta.

Dëshmitarë nga vendngjarja pohojnë se disa prej personave në automjete janë dërguar në spitalin e Fierit, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre.

Aksidenti ka sjellë trafik të rrugës pasi është edhe fundjave e pushues drejtohen drejt plazheve Darzezë e Seman.

Policia nuk ka dhënë ende njoftim zyrtar në lidhje me personat që kanë mbetur të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu