Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur sot në Durrës.
Rreth orës 10:55, në Shijak, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 19 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. O., 31 vjeç. Drejtuesit e mjeteve, bashkë me dy pasagjerët, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.