RRËSHEN- Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen.
Në aksident janë përfshirë 3 automjete ku kanë mbetur të plagosur dhe 3 persona.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit.
Policia ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ketij aksidenti.
Paraprakisht mendohet se mjetet kanë rrëshqitur si shkak i baltës dhe inerteve të rena në rrugë nga mjetet që marrin inerte në lumin Fan. InfowebTv