Lezhë- Një aksident i rendë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, në vendin e quajtur kryqëzimi Shënkollit.
Burime për infowebtv bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin, ndërsa mësohet se drejtuesi i automjetit është lënduar rëndë.
I plagosuri po dërguar për në spitalin e Lezhës.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. infowebtv