Aksident i rëndë, përplasen dy “Benz-a”/ Njëri nga shoferët në gjendje të dehur

0

Një aksident ka ndodhur në Korçë ku për pasojë është dëmtuar një shofer.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Progër, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 30-vjeçari R. B. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu:

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 20 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi në rrugën “Ziçisht-Bilisht”, pranë fshatit Fitore, Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen M. M., 52 vjeçe, banuese në Bilisht, e cila pas marrjes së mjekimit në spitalin e Bilishtit, u largua në banesë. Shtetasi M. M., pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u identifikua dhe shoqërua nga shërbimet e Policisë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 26 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta një 63-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet telefonit, një 29-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu