Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, 6 shqiptarë të plagosur

0

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë në Klinë të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14:50, policia është informuar se në fshatin Klinavc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë 6 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor,”, ka thënë Rugova.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu