Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina në Peshkopi, 4 të plagosur

0

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Peshkopisë tek ish SMT-ja.

Dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar 4 të lënduar.

Sipas policisë, mjeti tip Mercedes me targë AB 835 FT me drejtues Juljan Hima ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza.

Për pasojë janë lënduar dy pasagjerët e BMW-së Muhamet Zeneli dhe Pëllumb Shkurta si dhe drejtuesi i Mercedesit Juljan Hima, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu