Aksident i rëndë, plagosen 18 persona, dërgohen me urgjencë në spital

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë këtë mbrëmje, ku janë përfshirë 4 makina.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës dhe si pasojë janë lënduar 18 persona.

Mediat në Kosovë raportojnë se të lënduarit janë dërguar me ambulancë dhe me makina private në Spitalin Regjional të Pejës, ndërsa ende nuk dihet se si është gjendja e tyre.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”,thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu