Aksident i rëndë tek “21 Dhjetori”, motori përplas qytetarin që po kalonte në vijat e bardha

0

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku një motor me drejtues shtetasin A.T ka përplasur shtetasin H.B, 72 vjeç, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha me biçiklete.

Menjëherë 72-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2022, në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., 72 vjeç.

Si pasojë shtetasi H. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu