Aksident i shumëfishtë në Rrugën e Kombit, makinat përplasen me njëra-tjetrën! Shkak bëhet mjegulla e dendur

0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit. Bëhet me dije se disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Shkak është bërë mjegulla e dendur në rrugë, e cila nuk lejon drejtuesit të shohin siç duhet përpara.

Si pasojë e përplasjeve, një person ka mbetur i lënduar.

Ndërkohë trafiku është bllokuar në gjithë Rrugën e Kombit prej aksidentit të shumëfishtë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e plota të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu