Aksident i trefishtë në Lezhë, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

0

Një aksident i trefishtë automobilistik është regjistruar këtë të enjte në hyrje të qytetit të Lezhës.

Përplasja e automjeteve ka shkaktuar trafik të rënduar për të cilin është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e trafikut.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, por fatmirsisht pa pasoja në njerëz.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti që shkaktoi dëme të shumta dhe kaos në trafik, por dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar i një tjetër automjeti dhe frenimi për të shmangur përplasjen nga një prej autoveturave ka bërë që dy automjetet që vinin pas saj, të përfshiheshin në këtë aksident.

Për disa kohë trafiku pësoi rëndim të tij si në superstradën Lezhë-Tiranë, ashtu edhe në qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu