Aksident i trefishtë në Sarandë, plagoset 30-vjeçarja

0

Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e së shtunës në afërsi të fshatit Shijan, në rrugën që lidh Delvinën dhe Sarandën.

Një fuoristrafë tip “Range Rover” me drejtues shtetasin Mariglen Hysa, 24 vjeç, banues në Angli është përplasur  me automjetin “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin Silgen Muçaj, 34 vjeç dhe me mjetin e transportit të mbetjeve me drejtues shtetasin Alfred Balili, 54 vjeç.Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur Era Beqiraj, 30 vjeç banore e Fierit, e cila ndodhej në mjetin tip Benz. Për rrjedhojë ajo është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po merr ndihmën  e parë mjekësore.

Sipas bluzave të bardha e lënduara është jashtë rrezikut për jetën. Policia është në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërsa bën me dije se drejtuesit e mjeteve të përshira në aksident kanë rezultuar të pastër nga testi i alkoolit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu