Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Kukës.
Burime për “InfowebTv” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë urës së fshatit Skuraj dhe se janë përplasur 3 automjete. Nga të dhënat paraprake mësohet se një person është plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.
Policia ndodhet në vendgjarje, ndërsa po hetohet për shkaqet e aksidentit.