Aksident në Kukës, Makina bie në liqen, humb jetën drejtuesi, shpëton mrekullisht i biri.
Burime bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 55 vjeçar dhe ka shpëtuar mrekullisht i biri.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminën pranë liqenit dhe si pasojë ka humbur jetën nje shtetas rreth 55 vjeç. Viktima është S. Demnushaj
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.