Aksident me një viktimë në Kamëz

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Kamëz.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:50, në Valias, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, 36 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu