Aksident me vdekje/ Makina del nga rruga e përfundon në kanal, ndërron jetë i riu (EMRI)

0

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne te rrethrrotullimi i Kolonjës, në autostradën Fier-Lushnjë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se një automjet tip “Golf”, rreth orës 04:30 ka dalë nga rruga duke thyer barrierat anësore dhe ka përfunduar në kanalin kullues.

Si pasojë ka humbur jetën një 28-vjeçar nga Tirana dhe viktima është identifikuar si i riu Serxhio Gogaj.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur nxjerrjen e mjetin nga kanali.

Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.

Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i viktimës është dërgua në morgun e Lushnjës.