Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”.
Mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.
Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.