Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.
Automjeti me drejtues shtetasin 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin 80 vjeç.
Si pasojë 80-vjeçari, ka humbur jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.