Aksident me vdekje në Durrës

0

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Gjepalaj të Durrësit.

Sipas burimeve nga policia, viktimë ka mbetur një 70 vjeçare, e cila është përplasur nga një makinë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë dhe banorë të fshatit Gjepalaj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rastin.

Ndërkohë është shoqëruar për sqarime drejtuesi i mjetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu