Një 19 vjeçar ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Greqi në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Mediat vendase shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në autostradën kombëtare Athinë-Selanik, në lartësinë e tunelit të Platamonas, ku një autobus ka përplasur dy makina pasagjerësh.