Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në aksin rrugor Clorë Orikum. Shtetasi K.M, 53 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Ky i fundit si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin
Vlorë/Informacion paraprak
“Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”