Aksident me v*ekje në Elbasan, detajet e para

0

Një aksident i rëndë  është regjistruar sot në Elbasan në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë”, në fshatin Gracen. Nga përplasja mes dy mjeteve ka humbur jetën një nga drejtuesit e mjeteve 72 vjeç dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tjetër.

Elbasan/Informacion paraprak

Në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Gracen, automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S.

Shtetasi G. S. është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu