Aksident mes dy motorësh në Sarandë, njëri drejtohej nga një 12-vjeçar, plagoset rëndë

0

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Xarë të Sarandës, ku janë përplasur dy motorë. Njëri drejtohej nga një i mitur 12-vjeç, ndërsa motori tjetër nga një 27-vjeçar.

 

Njoftimi i policisë:

 

Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë  përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi  A.B.,27 vjeç  dhe  nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

 

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu