Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:50, në afërsi të kopshtit zoologjik, në autostradën e Sakut.
Makina si pasojë e shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të digës. Mjeti sipas raportimeve ka bërë disa rrokullisje derisa të përfundonte përmbys.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti në fjalë.