Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr 9 në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia makina ka qenë e parkuar në këtë lagje ndërsa dyshohet të këtë ndodhur për shkak një defekti.
Përveçse dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia po punon rreth shkaqeve të ngjarjes.