Aksident në aksin Berat-Dimal,fuoristrada përplas një triçikël

0

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin Berat-Dimal,rreth 500 metër larg Rotondos së Dimalit. Një automjet, tip Fuoristradë, me targa AB 381 BK, duke qarkulluar nga Berati drejt Dimalit ka goditur nga prapa një mjet “Triçikël”, që po qarkullonte në të njëjtin drejtim me të. Si pasojë e përplasjes së fortë, triçikli ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident ka ngelur i dëmtuar lehtë drejtuesi i triçiklit, që është transportuar me ambulancë për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që kryejnë edhe vëzhgijnë e vendin e aksidentit, për të konkluduar në shkaqet e tij.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë paraprakisht se si shkak për aksidentit ka ndikuar edhe mungesa e ndriçimit në rrugë si dhe mungesa e sinjalistikës të triçiklit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu