Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Labinot Fushë. Një automjet është përlasur me mbrojtëset anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasje ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit i cili u transportua për në spital.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia që kreu veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe për të normalizuar trafikun në rrugë.
Të papriturat e rrugës së re shpesh konfuzojnë drejtuesit e mjeteve duke u bërë burim aksidentesh në këtë aks rrugor.






