Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, drejtuesi i një motori përfundon në gjendje të rëndë në spital (Foto)

0

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në uën e mbikalimit të trenit në Xibrakë.

Një motor, teksa po ecte me shpejtësi të lartë, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe është përplasur. Për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht burri rreth 64 vjeç, ndodhet në sallën e Kirurgjisë në Spitalin e Elbasanit ku po i nënshtrohet operacioneve, për shkak të dëmtimeve të shumta.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor qe kanë kryer veprimet proceduriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu