Aksident në aksin Elbasan –Metalurgji, plagoset drejtuesi i biçikletës

0
Screenshot

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:40, në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, në afërsi të vendit të njohur si “Ish qendra tregtare”.Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person rreth 60 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar drejtuesit të biçikletës dëmtime në kokë.
Për shkak të goditjes së rëndë, i plagosuri është nisur nga Elbasani me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.