Një aksident u regjisrua msditën e sotme në aksin Elbasan-Papër. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të saj.
Nga pamjet ekskuluzive të siguruara nga Infoweb Media, duket mjeti dhe një grup personash që i kanë dhënë ndihmën drejtuesit.
Nga aksidenti drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të lehta. Ndërsa mjeti ka pësuar dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila po kryen veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit e kushtëzuar edh nga moti me lagështi. Infoweb Media