ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku raportohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, gjendja e të cilit ende nuk dihet.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.