Aksident në aksin Elbasan-Rrogozhinë

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor ‘Elbasan-Rrogozhinë’.Nga informacionet e para automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë, automjeti me drejtues shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja është dëmtuar 57-vjeçari dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu