Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” .
Mësohet se një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë ku për pasojë kanë mbetur dy të lënduar.
Të lënduarit, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për humbjen e kontrollit të drejtuesit të “ Fordit” ka qenë një parakalim i gabuar i një fugoni i cili i ka prerë rrugën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.