Aksident në aksin Fier-Lushnjë, kamioni përplaset me një mjet transporti

0

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier – Lushnjë.

Në aksident janë përfshirë dy mjetet, një kamion dhe një mjet transporti.

Drejtuesi i mjetit të transportit ka mbetur i bllokuar në mjet për disa minuta, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga mjeti me dëmtime të lehta.

Ai është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.