Aksident në aksin Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, lëndohet një nga shoferët

0

“Sot, në datë 06.05.2026, kemi marrë njoftim nga salla operative për një përplasje mjetesh në aksin Fier–Lushnjë, në Bishqethëm. Sapo kemi mbërritur, kemi konstatuar 2 mjete të përfshira: mjetin tip Hyundai me drejtues shtetasin A.O. dhe mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A.P., të cilin e mori ambulanca për ndihmë mjekësore, por është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.